Ballina Aktualitet

Krijohet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Krijohet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit për t’i vënë fre çdo spekulimi me pasojat e luftës në çmimet e karburantit.

Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit.

Një Akt Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence shkaktuar nga lufta në Ukrainë, do të përcaktojë që nesër edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor, të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInaugurohet parku i erës Selac Windpark, Kurti: Projekti më i madh i investuar në Kosovë
Artikulli tjetërGonxhe: Harmonizimi i rregullave mbi mjetet rrugore sipas BE-së