TIRANE, 5 shtator /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të ndryshme dhe hera-herës të dendura.
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, parashikohen reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në bregdet, për t’u shtrirë më tej edhe në pjesën tjetër të territorit. Lokalisht reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të izoluara.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi deri në 18m/sek e vrullshme dhe me rrahje në bregdet, si pasojë e kontrasteve termike.
Deti parashikohet i forcës 4 ballë, me lartësi vale 2.7 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 17/28 shi diell |
| Kukës | 15/26 shi diell |
| Lezhë | 17/27 shi diell |
| Dibër | 12/25 shi diell |
| Durrës | 21/28 shi diell |
| Tiranë | 21/28 shi diell |
| Elbasan | 17/27 shi diell |
| Berat | 15/28 shi diell |
| Vlorë | 20/28 shi diell |
| Korcë | 12/24 shi diell |
| Gjirokastër | 15/29 shi diell |
| Sarandë | 20/28 shi diell |
/e.malaj/











