UASHINGTON, 8 mars /ATSH-DPA/- SHBA-ja po ndalon të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia, njoftoi sot presidenti amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Vendimi vjen mes mbështetjes në rritje nga i gjithë spektri politik për kufizimet në importet e energjisë ruse.
Është hera e parë që SHBA-ja hedh një hap përpara aleatëve të saj evropianë lidhur me sanksionet ndaj Rusisë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës gati dy javë më parë.//a.i/





















