Ballina Lajme nga Vendi

Këndet e lojërave, shërbim të përjavshëm mirëmbajtjeje

TIRANË,4 shtator /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Tiranë ka shtuar këndet e lojrave për fëmijët në çdo lagje të kryeqytetit, por vazhdon të kujdeset me shërbim javor për mirëmbajtjen e tyre që të jenë në shërbim të fëmijëve.

Ekipi i punonjësve të bashkisë së Tiranës gjendet sot në Sheshin Rekreativ te Astiri, Nj.A.Kashar për të riparuar këndin e lojrave.

“Mirëmbajtja dhe shërbimi javor është thelbësor për këndet e lojërave pranë çdo lagjeje. Saldime e pastrime module sportive, shkriftim rëre e rregullime ulëse në Sheshin Rekreativ te Astiri, Nj.A.Kashar”, shprehet Bashkia e Tiranës. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVarka dhe kanoe te liqeni i Tiranës
Artikulli tjetërPërmet, vullnetarët e Korpusit të Paqes themelojnë Klubin e Eksploruesve