Ballina Uncategorized

Shpëton “Interi”, FIFA mbyll çështjen “Modriç”

TIRANË, 3 shtator/ATSH-A.Fortuzi/ – Federata Botërore e Futbollit ka vendosur të mos nisë asnjë hetim lidhur me çështjen “Modriç”.

Çështja “Modriç” lindi javët e fundit të merkatos në Seria A, kur “Inter” kontaktoi pa dijeninë e drejtuesve të “Real Madrid” menaxherët e mesfushorit kroat, Luka Modriç për ta bindur këtë të fundit të transferohet në Milano, duke vënë në vështirësi Presidentin madrilen, Florentino Perez, i cili jo më pak se një javë më parë u shpreh se “është çmenduri të mendosh se “Inter” kërkonte Modriç dhe nuk donte të jepte asnjë euro”.

Por kjo deklaratë e Perez u shoqërua dhe me një denoncim konkret në FIFA për shkelje të etikës sportive nga ana e “Interit”, lidhur me tratativën Modriç. Vetë FIFA duket se ka mbyllur çështjen “Modriç”. Siç mësohet nga një njoftim i Federatës Botërore të Futbollit, pasi janë dëgjuar të gjitha palët dhe është vlerësuar shqetësimi i “Real Madrid”, çështja FIFA ka vendosur të mbyllë hetimet. Kështu “Inter” tashmë mund të marrë frymë lirisht dhe të mendojë për merkaton e janarit. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Kremlini kundërshton akuzat e Macron se Putini po kërkon shpërbërjen e BE-së
Artikulli tjetërNgjarjet kriminale në Shkodër, Xhafaj: Autorët shumë shpejt përpara drejtësisë