Ballina Ekonomi

Reshje dëbore në akset e Dajtit, qarkullimi kryhet pa probleme

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Pavarësisht reshjeve të dëborës në akset e Dajtit qarkullimi kryhet pa probleme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Gjithashtu ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore.

“Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, në këtë aks, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore”, apelon ARRSH.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMehaj takon Kajar, i kërkon prezencë më të madhe të KFOR-it në veri
Artikulli tjetër“Euro humor”, ekspozita e parë ndërkombëtare e karikaturës në Tiranës