Ballina Flash

”Opel” çdo model në formatin elektrik

BERLIN, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman i makinave ”Opel” deklaroi se planifikon t’i ofrojë të gjitha modelet e tij të makinave elektrike brenda dy viteve dhe të investojë në rreze shumë më të gjatë për automjetet e tij me bateri.

”Konsumatorët do të marrin një ofertë të elektrizuar për çdo model Opel të vitit 2024”, deklaroi shefi i ”Opel”-it Uwe Hochgeschurtz për gazetën ”Augsburger Allgemeine”.

”Për shkak të kushteve kornizë të vendosur nga politikanët, është e qartë se motorët me djegie të brendshme kanë një datë skadence në Evropë”, shtoi ai.

”Opel’ nuk do të shesë më motorë me djegie të brendshme në Evropë nga viti 2028 e tutje”, theksoi ai.

”Opel” është marka e vetme gjermane e grupit të makinave ”Stellantis”, e formuar nga kompania mëmë ”Peugeot PSA” dhe ”Fiat-Chrysler”./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Përfundon ndërtimi i banesave për 45 familje në Golem
Artikulli tjetërAkademia e Çiklizmit, Veliaj: Askush nuk e ndal progresin