Ballina Aktualitet

Zingraf: Shumë e rëndësishme zgjatja e mandatit të Vetingut

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf u shpreh sot se, është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt.

Në një deklaratë për mediet, ambasadori Zingraf u shpreh se, “procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

“Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme  që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të Vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt”, theksoi Zingraf.

“Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit, duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtrenjtohet energjia, ZRRE: Konsumatorët që shpenzojnë deri 1000 kilovat do paguajnë 10 euro më shumë
Artikulli tjetërKuvendi miraton dhënien e statusit të investitorit strategjik “Kosmonte Foods”