Ballina Flash

Dickens… lexohet ende me ëndje dhe pas 210 vjetësh

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ – Charles Dickens, autori i romaneve si ”David Copperfild” dhe ”Oliver Twist” u lind më 7 shkurt 1812.

Dickens është konsideruar gjerësisht si një nga shkrimtarët më me influence të shekullit XIX.

Portretet e tij realiste të shtresave të ulëta të shoqërisë gjatë periudhës së Revolucionit Industrial kanë ndryshuar pikëpamjet për epokën viktoriane.

Suksesi letrar i Dickens filloi me botimin serial të ”The Pickwick Papers” në vitin 1836.

Brenda pak vitesh, Dickens u bë një personazh i famshëm letrar ndërkombëtar, sidomos për humorin, satirën dhe vëzhgimin e mprehtë të karaktereve njerëzore dhe shoqërisë.

Romanet e tij, shumica e tyre të botuara në këste mujore ose javore, ishin pionierët e botimit serial të trilleve narrative, i cili u bë mënyra dominuese viktoriane për botimin e romaneve./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shqipëri-Itali, rritje e bashkëpunimit për mbajtjen e mjekëve dhe infermierëve në vendet tona
Artikulli tjetërMarrëveshje e universiteteve shqiptare me universitetin e Tuscia-s në Itali për diploma të dyfishta