Ballina Aktualitet

Zgjedhjet e 6 marsit, PS: Eriselda Sefa kandidate për bashkinë e Lushnjës

TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ Partia Socialiste ka propozuar Eriselda Sefen kandidate për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars.

Në një njoftim për shtyp PS bën të ditur se, “në përfundim të procesit të konsultimit me strukturat e partisë dhe pas sondazheve të kryera, Kryesia e Partisë Socialiste është dakordësuar për propozimin e Eriselda Sefes si kandidate për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars”.

“Kandidatura e Sefës garantoi mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera. Sefa aktualisht mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë bashki”, thuhet në njoftim.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • PS
Artikulli paraprak​Lajçak dhe Escobar takohen edhe me Listën Serbe
Artikulli tjetërRama: Mbi 81 mijë qytetarë të përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar