Ballina Lajme nga Vendi

Treg i ri për fermerët në Pukë

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Prodhuesit e produkteve të fshatit në Pukë nuk do të jenë më të detyruar të shesin jashtë çdo standardi higjieno-sanitar dhe pa më të voglin kusht për tregtim, siç ishin deri tani.

Bashkia e Pukës ka bërë të mundur krijimin e kushteve dhe standardeve të kërkuara për tregtimin e produkteve të fshatit, falë një bashkëfinancimi me shoqatën “Agro-Puka” e cila mbështetet nga organizata suedeze “We Efect Suedish”.

Kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj së bashku me drejtorin e organizatës “Agro-Puka” panë nga afër sot punën për tregun e produkteve të fshatit, teksa premtuan mbështetje për fermerët e zonës.

Gjithnjë e më shumë fermerët e Pukës po nxjerrin prodhimet e tyre në treg duke rritur të  ardhurat.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryemadhi dënon dhunën ndaj gazetares: Sulm ndaj gjithë shoqërisë
Artikulli tjetërFUTBOLL – Modriç zgjidhet lojtari më i mirë nga UEFA