Ballina Bota

BM – Kundërshtarët e Johnson përballen me “shantazh”

LONDËR, 20 janar /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Boris Johnson po lufton me pretendimet se kritikët konservatorë po përballen me një “kërcënim” që mund të jetë edhe një “shantazh” si pjesë e një përpjekjeje për të parandaluar rrëzimin e tij nga detyra.

Kryeministri Johnson këmbënguli se ai nuk kishte parë “asnjë provë” për të mbështetur pretendimin e konservatorit, William Wragg mes zemërimit lidhur me akuzat se partitë kanë thyer rregullat.

Wragg tha se kishte marrë raportime për shkeljen e Kodit të sjelljes, duke përfshirë anëtarë të stafit në Downing Street 10, këshilltarë, ministra të qeverisë dhe anëtarë të tjerë që inkurajonin publikimin e historive në shtyp që synonin të vinin në siklet ata që dyshohen për mungesë të besimit ndaj kryeministrit.

“Kërcënimi i një deputeti mbetet një çështje serioze. Raportimet për të cilat jam në dijeni duket se përbëjnë një shantazh”, deklaroi sot kryetari i Komisionit i Dhomës së Komuneve dhe Çështjeve Kushtetuese në fillim të një seance dëgjimore.

“Si e tillë, do t’i këshilloja kolegët që t’i raportojnë këto çështje te kryetari i Komisionit të Dhomës së Komuneve të Policisë Metropolitane”, shtoi ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Plani kombëtar i pastrimit nuk do të ndalet
Artikulli tjetërZgjedhjet e 6 marsit, Veliaj: Synojmë të fitojmë në gjashtë bashkitë