Ballina Bota

BM – Eksperti i qeverisë: Vala e variantit Omicron po kthehet

LONDËR, 17 janar /ATSH-DPA/- Rënia e vazhdueshme e rasteve me Covid-19 në Britaninë e Madhe tregon se vala Omicron mund të “kthehet” sërish, deklaroi sot një ekspert i qeverisë në Londër.

Profesori Mike Tildesley, nga Universiteti i ‘Warwick’ dhe një anëtar i grupit shkencor të gripit Pandemik (Spi-M) tha se, shifrat e fundit të rasteve janë “lajm i mirë” ndërsa shpreson se vendi mund të ketë një marrëdhënie të tipit “grip” me virusin deri në fund të vitit.

Të dhënat e fundit kanë treguar një rënie prej 38 për qind gjatë shtatë ditëve të fundit në të gjithë Britaninë e Madhe, ku një ditë më parë u raportuan 70,924 raste të reja.

Profesor Tildesley tha për “BBC Breakfast” se, numri i rasteve në të gjithë vendin duket sikur po ulet”, duke shtuar se, gjatë fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit është raportuar një numër i lartë infeksionesh që arriti në rreth 200,000.

“Shtrimet në spitale janë relativisht të larta, megjithëse disa të dhëna kanë treguar se ato po ulen në Londër, që është një lajm i mire”, tha Tildesley.

“Duhet edhe një javë tjetër për të parë sesi do të ndikojë virusi me kthimin e fëmijëve në shkolla. Nëse zbulohen raste të reja gjatë javës së ardhshme, është e sigurt që kjo valë të kthehet”, shtoi ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakErdogan përfundon vizitën në Shqipëri, Rama: Faleminderit
Artikulli tjetërBRUKSEL – Ministrat e Financave mbrojnë rregullat strikte fiskale të BE-së