Ballina Flash

Mot i nxehtë në të gjithë vendin, temperaturat arrijnë 41° C

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLamallari: Policia e angazhuar për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve
Artikulli tjetërAGJENDA NDËRKOMBËTARE 05.8.2026