Ballina Bota

GAZA – Hamasi shtyn lirimin e pengjeve izraelite

GAZA, 10 shkurt /ATSH-DPA/ – Hamasi njoftoi se do të shtyjë për një kohë të pacaktuar lirimin e grupit të ardhshëm të pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza, me argumentin se Izraeli nuk ka respektuar kushtet e marrëveshjes së armëpushimit.

Më shumë pengje do të liroheshin të shtunën në këmbim të dhjetëra të burgosurve palestinezë, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 19 janar.

Zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida tha se ”nuk do të lirohen më pengje deri në një njoftim të dytë”.

Gjatë fazës së parë të armëpushimit aktual, u zhvilluan pesë shkëmbime pengjesh.

Tre pengje u liruan të shtunën e kaluar./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Zgjedhjet në Kosovë, një proces model
Artikulli tjetërBalla – opozitës: Për ju drejtësia funksionon kur vepron ndaj kundërshtarit