Ballina Flash

Fëmijët vizitojnë Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, Vengu: Frymëzim të bëhen profesionistët e përkushtuar të së nesërmes

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Një grup fëmijësh në këtë fundvit kanë vizituar Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile (BMEC), që sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu “kanë sjellë gëzim dhe dritë në këtë repart të rëndësishëm”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ministri Vengu thekson se me “kureshtjen dhe entuziazmin e tyre, ata eksploruan mjediset e punës së efektivëve, u njohën nga afër me pajisjet moderne dhe përjetuan emocionin e pjesëmarrjes në demonstrime emergjencash”.

Vengu nënvizon më tej se kjo më shumë sesa një vizitë, ishte një hap drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt, ku fëmijët e sotëm frymëzohen të bëhen profesionistët e përkushtuar të së nesërmes.

“Ata mësuan se siguria dhe mbrojtja janë një përpjekje e përbashkët, ku secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm”, shkruan Vengu.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë eurove pasuri nga veprimtari kriminale
Artikulli tjetërStrehimi social 2025-2026, Gonxhja: Thirrja për aplikime deri në 31 janar