Ballina Ekonomi

Në fund të dhjetorit, leku forcon pozitat ndaj euros dhe dollarit

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, në javën e fundit të muajit dhjetor, leku forcoi pozitat në raport me monedhën europiane euro dhe me dollarin amerikan, krahasuar me një javë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane gjatë javës 23-27 dhjetor u këmbye në shitje me 95,4 lekë dhe 94.84 lekë duke shënuar renie me 0, 20 lekë në harkun e një javë.
Ndërsa monedha euro gjatë kësaj jave humbi terren ndaj lekur me 0,04 lekë. Respektivisht monedha europiane u këmbye në shitje, të hënën me 98.65 lekë dhe të premten me 98.61 lekë.
Ekspertët e bankave shprehen se, dobësimi i valutave në raport me lekun, në këtë periudhë i adresohet sezonalitetit. Rritja e ofertës valotore në treg e lidhur me festat e fundvitit, kthimin e emigrantëve dhe shtimit të fluksit të tuistëve.
Përtej luahtjeve që mund të sjellë dhjetori, bankierët mendojnë se, balancat në kursin e këmbimit mbështesin lekun në pozita të forta ndaj valutave./a.f/
Lekë për njësi euro
Data Mesatarja e çmimit në blerje (Bid) Mesatarja e çmimit në shitje (Ask)
27.12.2024 97.92 98.61
26.12.2024 97.96 98.62
24.12.2024 98.19 98.80
23.12.2024 98.05 98.65
Lekë për njësi usd
Data Mesatarja e çmimit në blerje (Bid) Mesatarja e çmimit në shitje (Ask)
27.12.2024 93.85 94.84
26.12.2024 94.02 94.98
24.12.2024 94.29 95.16
23.12.2024 94.10 95.04
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMë tepër argëtim dhe zbavitje për fëmijët e Tiranës, Veliaj prezanton këndin e ri rekreativ në rrugën “Mihal Ciko”
Artikulli tjetërGJENEVE- OBSH: Spitali i fundit në Gazën veriore është jashtë shërbimit