SEUL, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Asambleja Kombëtare e Seulit ka miratuar mocionin për shkarkimin e presidentit Yoon Suk-yeol, i cili u vu nën kritika për përpjekjen e tij për të vendosur ligjin ushtarak, të shpallur më 3 dhjetor dhe u tërhoq gjashtë orë më vonë pas refuzimit parlamentar.
Mocioni i promovuar nga opozita kaloi në tentativën e dytë pas ngërçit të shtunën e kaluar.
Këtë herë 108 deputetët e Partisë së Pushtetit Popullor, partia në pushtet e Yoon, morën pjesë në votim, me disa që folën pro dhe lejuan asamblenë të arrinte një kuorum prej dy të tretave (200 nga 300 gjithsej). /os/























