Ballina Flash

Dita e Rinisë, Muzhaqi: Bëhuni pjesë e aktivitetit “Under 30”

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka ftuar të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e aktivitetit “Under 30”, aktivitet i cili do të zhvillohet në Ditën Kombëtare të Rinisë.

“Nën shoqërinë e muzikës, artit dhe argëtimit do të zbuloni gjithçka rreth mundësive që institucionet, bizneset, organizatat dhe universitetet ofrojnë për të rinjtë nën moshën 30 vjeç”, tha Muzhaqi.

Aktiviteti do të zhvillohet me 8 dhjetor në sheshin “Skënderbej”, në parkingun nëntokësor.

“Mos e humb këtë mundësi, merr shokët edhe shoqet dhe bashkohu me ne për një ditë plot energji e mundësi”, tha Muzhaqi.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDumani: SPAK të hetojë korrupsionin mbi 500 euro, prokurorët të kenë mundësi rikandidimi
Artikulli tjetërPse njerëzit ende vdesin – pa arsye – nga SIDA?