Ballina Bota

BM – Botimi i parë i librit “Harry Potter” shitet për 36,000 paund

LONDËR, 28 nëntor /ATSH/- Një botim i rrallë, i parë i librit të “Harry Potter” është shitur për 36,000 paund.

Christine McCulloch bleu kopjen e “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” për djalin e saj Adam në vitet 1990.

Ajo tha se pagoi rreth 10 paund për kopjen e tij nga një librari në Stratford-upon-Avon në vitin 1997 dhe nuk e kishte idenë se i njëjti libër do të vlente mijëra paund, 30 vjet më vonë.

Botimi i parë i librit u shit në ankandin “Rare Book Auctions” në Lichfield, Staffordshire – dhe blerësi pagoi 45,000 paund në total.

Sipas organizatorëve të ankandit, libri është një nga vetëm 500 kopjet e botuara në botimin e parë të librit “Harry Potter”në vitin 1997.

Ai ishte vlerësuar me një çmim midis 30,000 dhe 50,000 paund.

Adam McCulloch, nga Tansley, Derbyshire, tha se kopja ishte lënë në një dollap nën shkallët e ish-shtëpisë së familjes së tij, në Chesterfield. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Pavarësisë, Rama ndan pamje nga Lezha
Artikulli tjetër112-vjetori i Pavarësisë festohet edhe në Fier