Ballina Flash

KFOR-i tregon forcën në Istog

PRISHTINË, 23 nëntor /ATSH/ Batalioni i Komandës Rajonale Perëndimore i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, zhvilloi një sërë aktivitetesh patrulluese dhe mbikëqyrëse në Istog.

Sipas njoftimit të KFOR, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet përkatëse si reagues të sigurisë.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani takon homologun austriak, bashkëpunim në rrugën drejt BE-së
Artikulli tjetërNderohet Vera Zheji, pllakati me emrin e saj i vihet studios kryesore radiofonike të Radio Tiranës