Ballina Ekonomi

OSHEE: Sportelet të hapura ditën e pushimit më 22 nëntor dhe të shtunën

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Abonentët e Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) të cilët dëshirojnë të paguajnë detyrimet e tyre, do të kenë këtë mundësi dhe gjatë ditës së pushimit më 22 nëntor por edhe ditën e shtunë.
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) do të ofrojë shërbim më datë 22 nëntor e premte,  për të gjithë klientët që duan të kryejnë pagesat e faturave të energjisë elektrike.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton gjithashtu se, sportelet do të vijojnë hapur edhe ditën e shtunë.
Ky vendim i vjen në ndihmë qytetarëve që të përmbushin detyrimet e pagesës së faturës brenda afateve dhe të evitojnë sanksionet e kamatëvonesave.
/a.f/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria bëhet pjesë e sistemit unik europian të pagesave, Rama: Hap i madh në rrugën drejt BE-së
Artikulli tjetërPolicia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë