Ballina Flash

Prefekti i Korçës: Qasje efektive në nivel vendor ndaj politikave kombëtare të migracionit

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Në zbatim të Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2024-2025, prefekti i Qarkut Korçë organizoi një takim në kuadër të një procesi rivlerësimi për përbërjen dhe kompetencat e Komiteteve Rajonale Antitrafik (KRAT). Gjithashtu edhe për trajnimin e anëtarëve të komiteteve rajonale e tryezave teknike antitrafikim dhe aktorëve të tjerë në nivel qarku.

Në takim u evidentuan problematikat e hasura gjatë zbatimit të Urdhrit të Kryeministrit për KRAT ekzistues, adresimi i çështjeve kryesore në qark, propozime e sugjerime për urdhrin e ri që do të hartohet, inicimin e qasjeve të reja për mirëfunksionimin e aktit të ri që do të hartohet, duke pasur parasysh ndryshimet strukturore të kuadrit institucional.

Prefekti Nertil Jole tha se, institucioni i Prefekturës do të jetë gjithmonë bashkëpunues për të nxitur në vazhdimësi një qasje efektive në nivel vendor, duke përkthyer politikat kombëtare të migracionit në zgjidhje më konkrete që ofrojnë kujdes humanitar, akses në dokumentacion, përfshirje sociale dhe ekonomike.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave për Azilin, të Huajt dhe Shtetësinë në Ministrinë e Brendshme, Silvana Banushi. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnketa e Shoqatës së Investitorëve të Huaj: Perceptime pozitive për klimën e biznesit dhe gjyqësorin
Artikulli tjetërRUSI – Kremlini: SHBA-ja po bën gjithçka për të zgjatur luftën në Ukrainë