Ballina Flash

Jole: Masa kundër çdo shfaqjeje dhune

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, organizoi takimin e dytë të Komitetit Rajonal të Parandalimit të Radikalizmit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Prefekti Jole tha se, kjo temë ka ndjeshmëri dhe rëndësi për komunitetet tona, ndaj duhet që çdo aktor shtetëror e jo vetëm, të sigurojë vëmendjen dhe të marrë masat e duhura parandaluese, duke adresuar me seriozitet çdo shfaqje të fenomenit në territorin e qarkut të Korçës.

Komiteti ka fokus parandalimin, identifikimin dhe referimin e rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, qofshin individë apo grupe vulnerabël, në rrezik radikalizmi apo të radikalizuar. Gjithashtu ndjekjen e të gjitha veprimeve lidhur me proceset e rehabilitimit, ri-integrimit dhe risocializimit të personave të kthyer nga zonat e luftës, në nivel qarku, pranë Koordinatorit Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Në takim ishte e pranishme Drejtoresha e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi dhe Drejtori i ri Vendor i Policisë Korçë, Erion Ahmeti. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ndriçim urban me eficiencë energjie në Peshkopi, nxitje elektrifikimit të transportit rrugor
Artikulli tjetërESTONI – Kryeministri Michal: Telefonata Scholz-Putin një gabim