Ballina Aktualitet

Hasani: Të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Kështu u shpreh sot ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili priti në një takim deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

“Ishte kënaqësi të mirëprisja Shaip Kamberin, të vetmin deputet shqiptar të Asamblesë Kombëtare të Serbisë. Jemi të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre”, u shpreh Hasani, ndërsa ndau në rrjetet sociale fotografi nga ky takim.

Më herët sot, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u prit në takime nga Presidenti Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ujku i Çeliktë”, Osmani e Kurti vlerësojnë lart guximin dhe qëndrueshmërinë e FSK-së
Artikulli tjetërBasha: Shqipëria ka potencial të tërheqë investime të mëdha