Ballina Flash

Aliu i tronditur pas therjes së katër personave në Ferizaj, 10-vjeçarja në gjendje të rëndë

PRISHTINE, 11 nëntor/ATSH/ Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i tronditur nga sulmi me thikë i katër personave, prej tyre dy të mitur në këtë qytet. Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se fëmija 10-vjeçare është në gjendje të rëndë.

“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj. Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve! Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal”, ka shkruar ai në rrjete sociale. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Starmer-Macron takim mes pasigurisë mbi të ardhmen e mbështetjes për Kievin
Artikulli tjetërI dyshuar për trafik droge e dekonspirim të operacioneve, AMP arreston efektivin e policisë