Ballina Flash

Balluku-prefektëve: Rishikoni planin e masave për përballimin e emergjencave civile


TIRANË, 9 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkoi sot nga prefektët rishikimin e planit për përballimin e emergjencave civile në çdo qark.

Balluku dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilluan sot një tryezë diskutimi me prefektët për sezonin turistik dhe menaxhimin e emergjencave, dhe rolin e tyre t‭ë rëndësishëm‬ në koordinimin e institucioneve dhe agjencive shtetërore në qark.

Duke u ndalur te emergjencat civile, Balluku solli në vëmendje situatën e përmbytjeve me të cilën po përballet aktualisht Gadishulli Iberik, për shkak të ndryshimeve klimaterike.

Ajo nënvizoi rëndësinë e hartimit të një plani të mirëfilltë masash për sa i përket emergjencave civile.

“Ndryshimet klimaterike nuk po kursejnë askënd. Ne kemi pasur para pak javësh një përmbytje masive në Vlorë, por përmbytjet që po ndodhin në gadishullin Iberik flasin për rënie reshjesh mbi normat. Ndaj të gjitha njësitë, prefekturat, duhet të rifreskojnë planin e masave. Duhet të ketë angazhim maksimal dhe koordinim me emergjencat civile për përballimin e gjithë problematikave gjatë vjeshtës e dimrit”, tha ajo. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHoxha: Riorganizim i komisioneve për Mbrojtjen Civile në qarqe për koordinim më të mirë të emergjencave
Artikulli tjetërRama: Kantieret e hapura të punës për transformimin e Shkodrës