Ballina Aktualitet

Prokurorja Eranda Laze konfirmohet në detyrë

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze.

Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn.

Gjatë seancës dëgjimore më 6 nëntor, prokurorja Laze dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit: atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Ajo e kundërshtoi bilancin negativ në vlerën 10 milionë lekë, si dhe konstatimet për udhëtime me persona të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.

Eranda Laze u emërua prokurore në Vlorë në vitin 2004. Aktualisht ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbyllet raundi i nëntë i Shkollës së Integrimit Europian, përzgjidhen 42 studentë
Artikulli tjetërMUZIKË – Beyoncé kryeson në nominimet për çmimet “Grammy”