LONDËR, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Kemi Badenoch është zgjedhur kryetare e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar.
Ish-sekretarja e Biznesit u shpall fituese sot, në një event në qendër të Londrës, duke mundur rivalin Robert Jenrick me 53 806 vota kundër 41 388.
Anëtarja e Parlamentit të North West Essex do të zëvendësojë Rishi Sunak si kreun e opozitës dhe do të kërkojë të përcaktojë një rrugë të kthimit në pushtet për konservatorët pas humbjes së tyre katastrofike në zgjedhjet e korrikut.
Ata përballen me një sfidë të rëndësishme, me vetëm 121 deputetë pas zgjedhjeve që panë që partia humbi vendet ndaj laburistëve, liberal-demokratëve dhe reformatorëve.
Një sondazh i YouGov i publikuar përpara rezultatit zbuloi se katër në 10 votues kishin një pikëpamje të pafavorshme për Badenoch./ a.jor.














