Ballina Bota

HANOVER – Vandalët përdhosin memorialin e Holokaustit

HANOVER, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Vandalët dëmtuan dhe në disa raste hoqën me forcë pllakat përkujtimore me emrat e viktimave të Holokaustit nga një mur në Memorialin e Ahlemit në Hanover.

“Një mbishkrim për viktimat politike të regjimit nazist u gris plotësisht nga muri”, sipas një deklarate të lëshuar nga autoritetet lokale.

Policia ka nisur hetimin e krimit të së dielës, për të cilin administrata rajonale beson se ka të ngjarë të jetë motivuar nga ekstremi i djathtë.

”Muri i Emrave” i memorialit përkujton viktimat e nazizmit që u dëbuan dhe u vranë dhe mban emrat e afro 3 000 personave.

Vendi përkujton viktimat e kampit të përqendrimit Ahlem, i cili ndodhej në atë zonë.

Dikur ishte një shkollë hortikulturore hebreje, por më vonë u përdor nga nazistët si një pikë grumbullimi për dëbimet, një burg dhe një vend ekzekutimi./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani: Të përshpejtojmë axhendën e reformave që të afrojmë anëtarësimin në BE
Artikulli tjetërGrupi i PD takohet me delegacionin e PE: Na mohohen hetimet parlamentare, mbështesim integrimin