TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte sot në Lushnjë, ku të moshuarit morën falas vaksinën kundër gripit, si një nga kategoritë më të rrezikuara nga virozat sezonale.
Deri tani në këtë qytet janë aplikuar rreth 13 000 doza për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e stinës.
Ministrja u shpreh se përtej kujdesit shëndetësor, qeveria mbetet e përkushtuar për vlerësimin e kontributit të tyre gjatë gjithë jetës, duke ndërtuar një skemë pensionesh të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Garancia për një trajtim dinjitoz për çdo pensionist është përgjegjësia jonë e përbashkët prandaj jemi angazhuar të ndajmë me ta fakte dhe pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit me qëllim hartimin e Planit të Ri për Pensionet në rrugën drejt Shqipëria 2030”, theksoi Koçiu.
/r.e/





















