Ballina Aktualitet

Protestë përpara Kryeministrisë, kërkohet rritja e pensioneve

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Dhjetëra pensionistë protestuan sot përpara godinës së Kryeministrisë për pensionet e ulëta.

Në protestën e tyre, pensionistët u mbështetën edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Pensionistët kërkuan rritje të pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik.

“Dua rritje pensioni. Të ketë një politikë sociale, të jetë me nivele”, tha një pensionist.

Një tjetër pensionist u shpreh se “më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë lekë, nën këtë pension s’duhet të ketë”.

Një pensionist 82-vjeçar u shpreh se “kam hyrë në punë 14 vjeç e gjysmë. Kam 38 vite punë në shtet. Kam marrë titullin mjeshtër dhe pensionin e kam 180 mijë lekë. S’kam lënë vepër pa punuar. I kam pasur duart e arta. Nuk po marrim vesh gjë për skemën e re të pensioneve”.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurimet shoqërore
Artikulli tjetërQendra e Librit dhe Leximit prezantoi veprën e re të Virgjil Muçit “Tri jetët e zotit P.”