Ballina Ekonomi

“Unaza e Madhe”, IKMT prish 5 objekte

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijoi sot me prishjen e objekteve për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit “Unaza e Madhe e Tiranës”.

IKMT bëri të ditur sot se, ka nisur prishjen e 5 objekte përgjatë segmentit “Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri” të veprës publike “Unaza e Madhe e Tiranës”.

Sipas IKMT-së, poseduesit e objekteve 1 dhe 2-katëshe janë trajtuar sipas legjislacionit në fuqi me shpronësim për interes publik.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.

Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur  shpërndarje të trafikut.

Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor gjallëron jetën e komuniteteve dhe rrit vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – BM njofton 2,93 miliardë dollarë kredi për Ukrainën për luftën kundër Rusisë
Artikulli tjetërPresidentja e KE-së Von der Leyen nesër në Tiranë, takim me Ramën