Ballina Ekonomi

BSH: Standardet e kreditimit u lehtësuan për segmentin e biznesit të vogël e të mesëm

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit 2024.
Banka e Shqipërisë publikoi vrojtimin për këtë tregues, sipas të cilit,”standardet u raportuan të pandryshuara në kreditë për financimin e investimeve dhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet”.
Sipas madhësisë së biznesit, standardet u lehtësuan disi për segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, dhe u mbajtën të pandryshuara në kreditë për biznesin e madh.
Në kahun lehtësues të standardeve të kreditimit u raportuan kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilanci, si edhe situata ekonomike në vend e perspektiva për të. Në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit u raportuan perceptimi i rrezikut mbi aftësinë paguese të kredimarrësit dhe mbi kolateralin e kërkuar, si edhe toleranca më e ulët e bankave kundrejt rrezikut
“Në tremujorin e fundit të vitit 2024, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë: për financimin e investimeve apo për mbulimin e nevojave për likuiditet”, bëri të ditur BSH-ja. /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSamiti rajonal parlamentar për agroushqimin, Jehle: Bujqësia e qëndrueshme ndihmon në përballimin e krizave
Artikulli tjetërIncidenti i Kanalit të Korfuzit dhe ndikimi në marrëdhëniet me Britaninë e Madhe