Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 21 tetor

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteoroligjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, masat e ajrit që qarkullojnë janë me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare nga orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore.

Mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohet të jenë:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/25 Diell
Kukës 10/20 Diell
Lezhë 16/25 Diell
Dibër 7/23 Diell pak re
Durrës 15/28 Diell
Tiranë 16/27 Diell
Elbasan 14/27 Diell pak re
Berat 11/28 Diell pak re
Vlorë 14/25 Diell pak re
Korçë 6/18 Diell pak re
Gjirokastër 6/25 Diell pak re
Sarandë 15/24 Diell pak re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbyllet java e 9-të e Superligës, Partizani kryeson me 16 pikë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/10/2024