Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 19 tetor 2024

TIRANË, 19 tetor/ ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugperëndimor e më pas me intensitet lokalisht mesatar në jug të territorit. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme e lokalisht në formë shtrëngata afatshkurtra.

Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi  në momentin e formimit të vranësirave deri në 12-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/19 Re diell
Kukës 9/18 Re diell
Lezhë 15/20 Re diell
Dibër 8/18 Re diell
Durrës 15/22 Re diell
Tiranë 15/22 Re diell
Elbasan 15/24 Re diell
Berat 15/22 Re diell
Vlorë 17/21 Re diell shi
Korçë 7/14 Re diell
Gjirokastër 10/23 Re diell shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Historia e feminizmit në letërsinë shqipe”, Spiropali: Autoret gra, shpesh padrejtësisht në harresë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/10/2024