Ballina Ekonomi

Fluturime direkte me Athinën nga Rinasi

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Tirana International Airport ka nisur fluturimet drejt Athinës, operuar nga kompania “Sky Express”.

Tirana Airport Partner bën të ditur se “Sky Express” sjell një mori lidhjesh dhe opsionesh për pasagjerët, duke rritur mundësitë e udhëtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Kjo linjë ofron pesë fluturime në javë, duke mundësuar një lidhje të pandërprerë midis Tiranës dhe kryeqytetit grek përgjatë gjithë vitit.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Programi jonë mundëson rritjen vjetore të pensioneve me të paktën 5%
Artikulli tjetërShkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 1961 shoferë