Ballina Aktualitet

30 të rinj garojnë për efektiv në Gardën e Republikës, Hoxha: Ndërtojmë një trupë speciale për sigurinë e personaliteteve

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Në Gardën e Republikës është zhvilluar testimi fizik për përzgjedhjen e efektivëve të nivelit bazë.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale foto nga testimi ku kanë garuar të rinjtë që kishin kaluar fazat e para, për 30 vende të lira.

Sipas ministrit synohet të ndërtohet një trupë speciale për sigurinë e personaliteteve shtetërore dhe objekteve në ruajtje.

“Përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe motivimit, ndërtojmë një trupë speciale të Gardës, duke garantuar karrierën e punonjësve të saj dhe përmbushur detyrat, për sigurinë e personaliteteve shtetërore dhe objekteve në ruajtje”, shkruan ministri në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjektligji i ri për Shkencën, opozita: Projekt politik për kapjen e shkencës dhe dijes
Artikulli tjetërNumri i aksidenteve rrugore ra me 12.9% në 2023-shin