Ballina Flash

Kisha e Shën Antonit në Kepin e Rodonit, në proces restaurimi

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Programi i BE, EU4Culture ndau lajmin se konservimi i pikturave murale të shekullit XV, në kishën e Shën Antonit në Kepin e Rodonit, po përparon.

Ky sit i vlefshëm i trashëgimisë i është nënshtruar stabilizimit emergjent përmes programit EU4Culture, i cili ndau online një album fotografik me pamje nga punimet që janë duke u kryer dhe që mundësojnë konservimin e pikturave të çmuara brenda kishës.

Dr Edlira Çaushi drejton këtë përpjekje konservimi, së bashku me ekipin e saj për të ruajtur atë çka ka mbetur nga pikturat murale.

Ndërsa vepra e artit e ruajtur mbulon një sipërfaqe relativisht të vogël në krahasim me brendësinë e kishës, mbeten disa veçori të jashtëzakonshme. Ndër pjesët më të ruajtura të pikturave ndodhen në pjesën e poshtme të absidës, nën nivelin e dyshemesë dhe motive të dukshme përfshijnë një shqiponjë dykrenare me krahë të hapur ose një figurë që i ngjan një kalorëseje grua.

“Jemi të entuziazmuar kur shohim këtë pjesë të rëndësishme të historisë duke u restauruar me kujdes për ta vlerësuar brezat e ardhshëm”, shkruan EU4Culture.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoret raciste e përdhosja e flamurit shqiptar, FSHF: Notë proteste në UEFA
Artikulli tjetërDeri në 70 mijë lekë rritje në shtesën mbi pagë, Vengu: Ushtarakë të mirëpaguar e të mirëstërvitur, prioritet