Ballina Ekonomi

Bankat refuzuan 25 % të aplikimeve për kredi

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Bankat tregtare në vend refuzuan rreth 25% të aplikimeve për kredi, në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga BSH-ja, në 6-mujorin e parë 2024 u regjistruan 72.418 aplikime për kredi pranë 11 bankave tregtare, nga të cilat 91% (ose 65,729 aplikime) i përkasin individëve dhe pjesa tjetër janë nga sektori i biznesit.

Nga totali i aplikimeve 18 104 kërkesa për kredi ose 25% e aplikimeve në grupin e individëve, janë refuzuar nga bankat tregtare për shkak të shtrëngimit të kushteve të kredidhënies për individët, diktuar nga pamundësia e aftësisë paguese dhe shtrenjtimi i banesave.

Rreth 38% e kredisë së dhënë nga bankat në 6-mujorin e parë 2024 ishte për pasuri të paluajtshme.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: “Albanian Trails”, i pari website zyrtar shtetëror për shtigjet natyrore
Artikulli tjetërBERLIN – Scholz: Kontrollet kufitare gjermane do të vazhdojnë për një kohë të gjatë