Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 4 tetor 2024

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimi të një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe reshje shiu në të gjithë territorin me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore si dhe zonën e verilindjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Këto reshje pritet të jenë problematike për zonat urbane si rreshje të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore. Pas orëve të pasdites itensiteti i reshjeve bie në të gjithë territorin dhe bëhen të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e rrebesheve dhe stuhive.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje intensive me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era tepër intensive dhe shpejtësi 14-24 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 5-7 ballë. Pas orëve të mesditës era humbet intensitet me shpejtësi mesatare 2-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/22 Re shi
Kukës 15/20 Re shi
Lezhë 16/22 Re shi
Dibër 13/19 Re shi
Durrës 20/23 Re shi
Tiranë 21/24 Re shi
Elbasan 18/23 Re shi
Berat 20/24 Re shi
Vlorë 21/23 Re shi
Korçë 13/20 Re shi
Gjirokastër 16/23 Re shi
Sarandë 19/23 Re shi

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Bashkimi i Gjermanisë, frymëzim për fuqinë e lirisë dhe paqes
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/10/2024