Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 3 tetor 2024

TIRANË, 3 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare e të dendura.  Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra që në orët e para të ditës në zonën veriperëndimore si dhe përgjatë vijës bregdetare.

Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit. Në zonën veriperëndimore dhe jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera-herë deri të lartë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe  intensitet, por në zonën veriperëndimore reshjet hera-herës fitojnë intensitet lokalisht mesatar. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton me shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/27 Re shi
Kukës 8/23 Diell re shi
Lezhë 11/26 Re shi
Dibër 7/25 Diell re shi
Durrës 14/27 Re shi
Tiranë 15/29 Re shi
Elbasan 14/27 Diell re shi
Berat 12/30 Diell re shi
Vlorë 18/27 Re shi
Korçë 9/22 Diell re shi
Gjirokastër 7/26 Re shi
Sarandë 14/25 Diell re shi

                           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Miratimi i pozicionit negociues, hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/10/2024