Ballina Flash

Java Gjermane në Shkodër, workshop i Qendrës Rinore “Arka” dhe Muzeut “Marubi”

TIRANË, 3 tetor/ATSH/ Në programin e Javës Kulturore Gjermane, për datën 3 tetor vijojnë dy aktivitete të rëndësishme kulturore, si ekspozita në Galerinë e Artit Tiranë, “CityX-Unë, Tiranë” dhe aktiviteti i Qendrës Rinore Arka në bashkëpunim të ngushtë me Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, mbi teknikat e hershme të fotografisë.

Aktiviteti 5-ditor mbi botën e fotografisë së hershme, mbështetet nga Ambasada gjermane në Tiranë.

Ai ka një program unik që shkon nga fotografia me letër pozitive direkte dhe cyanotypies deri tek kollodium i lagur. Pjesë e workshop-it të sotëm është Jonas Ruhs, ekspert i fotografisë analoge nga Berlini. Ai do të shpjegojë sot cyanotypies, ndërsa kolegu i tij Maximilian Zeitler do të jetë ditët në vazhdim për teknikën e kolodiumit të lëngshëm dhe shkrepjen e portreteve.

Java e Kulturës Gjermane do të vazhdojë deri më 8 tetor, me një program të pasur me aktivitete për të gjitha shijet dhe moshat.

Nga muzika klasike, tek street rave party, nga kinematografia tek startup-et innovative, dhe ekspozitat artistike, kjo javë premton shumë emocion, gjithëpërfshirje dhe inovacion.

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPAK nuk do të dërgojë ekspertë në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Ministri italian i Kulturës ende… student!