Ballina Ekonomi

Gonxhja: Tre fitues nga programi LEAD Albania i bashkohen MEKI-t

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Borana Kalemi, Lavdërim Hoxha dhe Sabjan Hasani i janë bashkuar ekipit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si tre fituesit e përzgjedhur nga Programi LEAD Albania.

Lajmin e dha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili bëri të ditur se ata do të jenë pjesë e kabinetit për një vit, duke sjellë ekspertizë dhe përvojë të re.

Programi LEAD Albania, i implementuar nga AADF për 12 vite rresht, është një mundësi unike për të sjellë bashkëpunime të reja dhe ide inovative përmes ekspertëve të rinj.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVengu: Mbështesim investimet përmirësuese të infrastrukturës dixhitale
Artikulli tjetërITALI – G7 dënon sulmin raketor të Iranit