Ballina Flash

Depozitat valutore të ekonomive familjare, mbi 4 miliardë euro

PRISHTINË, 29 shtator /ATSH/ Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati tha sot se depozitat e ekonomive familjare në valutën euro për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro, sipas raportit të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin gusht.

Në një postim në Facebook ai shkruan se në katër vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, ose trefish më e lartë me “vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara”.

“Ky është tregues se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse e nuk po bëhet vetëm për biznese, por për të gjithë qytetarët. E kjo është gjë e mirë, sepse duke pasur më shumë para, ekonomitë familjare blejnë më shumë, gjë që shton qarkullimin e bizneseve, e përfundimisht edhe nevojën për rritje të punësimit.

Ngjashëm edhe buxheti i shtetit, përderisa në të kaluarën shërbente për pasurimin e disave, tani orientohet për shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, mbështetje për studentë e pensionistë, barna esenciale, mbështetje për bujqit, por edhe siguri e mbrojtje”, ka shkruar Murati.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OBSH-TikTok, së bashku për sigurimin e informacionit shkencor dhe shëndetësor
Artikulli tjetërVeliaj dhe Spiropali tur në qarkun e Tiranës: Sot jemi më afër se kurrë BE-së