TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare nga orët e para të ditës kryesisht përgjatë maleve në veri-veriperëndim. Vranësirat pritet të pasohen me reshje të dobëta (në formën vese) e lokale shiu.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/29 | Diell re shi (në male) |
| Kukës | 16/28 | Diell |
| Lezhë | 18/28 | Diell |
| Dibër | 14/27 | Diell |
| Durrës | 20/30 | Diell |
| Tiranë | 21/32 | Diell |
| Elbasan | 18/29 | Diell |
| Berat | 18/32 | Diell |
| Vlorë | 18/29 | Diell |
| Korçë | 12/26 | Diell |
| Gjirokastër | 13/31 | Diell |
| Sarandë | 19/29 | Diell |


















