Ballina Aktualitet

Forcat shqiptare dhe britanike, stërvitje të përbashkët në Pashaliman

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Forcat e Armatosura të Shqipërisë po kryejnë një stërvitje të përbashkët me forcat britanike në Pashaliman.

Mbarëvajtja e stërvitjes së përbashkët “Austere Wolf”, dhe mundësitë e ndërveprimit për të ardhmen u diskutuan gjatë takimit mes komandantit të Brigadës Mbështetëse 104 TSB gjeneral brigade Simon Smith dhe zv.komandantit të Distriktit Detar Jugor, kapiten i rangut II Bamir Likaj.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, një ditë nga kjo stërvitje u ndoq në terren nga drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, të cilët u njohën me skenarin e stërvitjes, përgatitjet dhe veprimet konkrete në mbështetje të operacioneve ushtarake nga komandanti i njësisë detare të brigadës 104 TSB.

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani në Nju-Jork: Të angazhuar për përgatitjen e kompanive shqiptare për tregun e BE
Artikulli tjetërTabaku me senatorin italian: Shqipëria nuk ka asnjë dyshim që i përket BE