Ballina Flash

Dita Botërore e Pastrimit, rajoni i Arktikut në rrezik

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Në kalendarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 20 shtatori është Dita Botërore e Pastrimit, e cila për vitin 2024 i dedikohet qyteteve arktike dhe mbetjeve në dete.

Me këtë rast do të zhvillohet një aktivitet në qytetin e Tromsø, Norvegji, i cili synon të frymëzojë komunitetet globale për të adoptuar praktika të qëndrueshme që mbrojnë rajonet arktike.

Ekosistemi delikat i Arktikut kërkon përpjekje të fokusuara për pastrimin e mbeturinave plastike dhe detare.

Dita Botërore e Pastrimit ka për qëllim të nxjerrë në pah rolin e inovacionit, përfshirjen e komunitetit dhe bashkëpunimin në krijimin e sistemeve të qëndrueshme të mbetjeve që mbrojnë mjedisin e Arktikut dhe kontribuojnë në përpjekjet globale për reduktimin e mbetjeve.

Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara, prodhimi i mbetjeve të ngurta komunale parashikohet të rritet nga 2.1 miliardë ton në 2023 në 3.8 miliardë ton deri në vitin 2050.

Pa veprime urgjente për menaxhimin e mbetjeve, deri në vitin 2050 kostoja direkte globale e menaxhimit të mbetjeve mund të dyfishohet pothuajse në 640.3 miliardë dollarë. Ndërkohë që PNUD-i bën të ditur se më shumë se dy miliardë njerëzve u mungon aksesi në grumbullimin e mbetjeve.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve të prekura nga përmbytjet
Artikulli tjetërUnaza e Madhe, Rama: Realizohen mbi 70% e punimeve në urën mbi lumin e Tiranës