Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 19 shtator 2024

TIRANE, 19 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të relativisht paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës së enjte fillimisht në pjesën veriperëndimore si dhe përgjatë vijës bregdetare. Më pas pritet që reshjet të prekin pjesën më të madhe të territorit. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elekrtike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim lindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/26 Re shi diell
Kukës 15/20 Re shi diell
Lezhë 18/27 Re shi diell
Dibër 12/21 Re shi diell
Durrës 16/29 Diell re shi
Tiranë 16/29 Diell re shi
Elbasan 15/29 Diell re shi
Berat 16/30 Diell re shi
Vlorë 14/26 Diell re shi
Korcë 13/18 Re shi diell
Gjirokastër 15/27 Diell re shi
Sarandë 16/27 Re shi diell

                           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Izraeli shpall fazën e re të luftës në frontin verior
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19 SHTATOR 2024