Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 13 shtator 2024

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesiht i vranët. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, në veriperëndim reshjet e shiut lokalisht pritet të jenë me intensitet deri të lartë. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshje shiu në  formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të jetë nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/25 Re shi
Kukës 16/23 Re shi
Lezhë 18/26 Re shi
Dibër 15/24 Re shi
Durrës 20/26 Re shi diell
Tiranë 21/26 Re shi diell
Elbasan 19/27 Re shi diell
Berat 18/26 Re shi diell
Vlorë 21/25 Re shi diell
Korçë 14/23 Re shi
Gjirokastër 17/27 Re shi diell
Sarandë 20/27 Re shi diell

 

                        

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMandati i Xhaçkës nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese, Spiropali: Do t’i drejtohem Venecias
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/9/2024